“Volkswagen” pranoi të derdhë 127 milionë dollarë australianë (79 milionë euro), për të zgjidhur procedurat gjyqësore kolektive të shoferëve australianë, në skandalin e trukimit të motorëve diesel, njoftuan avokatët e të dy palëve.

Gjiganti gjerman, i cili zotëron shumë marka, si “Audi” e “Skoda”, pranoi në vitin 2015 se kishte pajisur 11 milionë makina diesel me një softuer, që i bënte të dukeshin më pak ndotëse në testet laboratorike nga sa ishin në realitet.

Pronarët e rreth 100 000 makinave australiane do të jenë në gjendje të kërkojnë dëmshpërblim nga “Volkswagen” në bazë të kësaj marrëveshjeje në parim, të cilën prodhuesi gjerman e ka pohuar, por pa pranuar përgjegjësi.

Transaksioni duhet ende të miratohet nga gjykata federale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: