Nje aksident eshte regjistruar sot ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: