FIER- Një aksident tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se një motor ka përplasur një fëmijë rreth 2 vjeç në Baltëz.

Fëmija e komunitetit rom me inicialet S.K është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura është përplasur nga motori sapo ka dalë nga shtëpia. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb