Policia e Tiranës njofton se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite tek Kryqëzimi i 21 Dhjetorit.

Një motor duke ecur ka përplasur një makinë që ishte e parkuar dhe për rrjedhojë u plagos shtetasi G.P, që u dërgua me urgjencë në spital.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek​ kryqëzimi i 21 Dhjetorit motori me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb