Një histori e veçantë është ajo e Katie Boëden dhe Amy Meredith-Davies, dy motrave binjake të cilat kanë lindur fëmijët në të njëjtën ditë.

Ato kanë bërë gjithçka bashkë gjatë gjithë jetës së tyre-por motrat, asnjëherë nuk e kanë menduar se të dyja se dhe fëmijët do ti lindnin në të njëjtën ditë, shkruan Mirror.

Sakaq, ajo që është edhe më speciale, është se Katie dhe Ami i lindën bebet vetëm disa orë para se t’i mbushnin 30 vjeçe. Kjo familje është e mësuar me gjërat të cilat u ndodhin në të njëjtën kohë, prandaj edhe lindja e bebeve në të njëjtën ditë nuk është diçka e jashtëzakonshme për ta.

“Ne kemi bërë gjithçka bashkë dhe në të njëjtën kohë”, ka thënë Amy, e cila është punonjëse sociale.
“Familja jonë është e mësuar për një gjë të tillë. Ne jemi martuar për një vit, Katie u martua në qershor 2012, ndërsa unë në Gusht 2013”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: