U kujdes për nënën dhe vëllezërit me probleme mendore për 9 vite pasi u divorcua nga bashkëshorti i dhunshëm, por vuajtjet për Elisabeta Picarin duket se nuk kanë të sosur.

Ajo pretendon se tani dhunohet nga vëllai e kunata, ndërsa një rast më i fundit flagrant është ai kur vëllai që jeton në Greqi e ka dhunuar atë dhe nënën bashkë, me pretendimin se Elisabeta do t’i marrë pasurinë e shtëpinë.

Në një përballje me të përmes telefonit, vëllai i saj Agimi u shpreh: “Ato që thotë plaka dhe Elisabeta janë të pavërteta. Ne kemi 25 vite që jetojmë në emigracion, ajo i ka trutë mangët u nda nga burri, mori nga ai çfarë i dha gjykata. Mua më erdhi keq për 9 vite e kam mbajtur në shtëpi, me bukë dhe të gjitha.

Evis Ahmeti: Cfarë të keqe ke ti që të kujdeset për nënën ajo?

Vëllai: I ka fëmijëttë vegjël ata s’mund të rrijnë me dy vëllezërit që janë me probleme mendore që hapin avaze në lagje. Një pyetje kam për nënën time: Mos po kërkon Elisabeta të marrë shtëpinë time? Apo nënës t’i bëjë shërbim?

Nëna: Të më bëjë shërbim mua si prej 9 vitesh se këta duan ta largojnë vajzën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb