Reagimi i motrës së Cristiano Ronaldos, pas golit që iu anulua yllit portugez nga VAR-i në sfidën ndaj Udineses, u bë menjëherë viral në media dhe jo vetëm.

Elma Dos Santos Aveiro, shpërtheu përmjet një postimi në “Inststory”, duke dalë kundër vendimit të sistemit VAR, për anulimin e golit në minutën e 94-t të sfidës.

Motra e Ronaldos postoi një foto nga momenti, i pozicionit nga shënoi CR7, duke shkruar: “Po të kishe shpatullën time, do të ishe brenda. Ju duhet të zëvendësoni vijat e trasha me të mesme. Grabitja filloi”.

Ronaldo u ndëshkua nga gjyqtari për heqjen e fanellës gjatë festimit të tij, me Juventusin që u largua me një barazim zhgënjyes nga stadiumi i Udines.

Motra E Ronaldos

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb