Motra e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka sulmuar Korenë e Jugut duke e cilësuar qeverinë e saj si ‘idiote’ për marrjen në konsideratë të sanksioneve të reja kundër Veriut.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se po shqyrtonte sanksione ndaj Veriut pas breshërisë së saj të shtuar të testeve raketore , ndërsa deklaruan gjithashtu se do të merrnin masa kundër sulmeve kibernetike nga Koreja e Veriut.

Këtyre deklaratave Kim Yo Jong iu përgjigj duke thënë: Pyes veten se çfarë ‘sanksionesh’ do t’i vendosë Koresë së Veriut grupi koreano-jugor, të cilin e cilësoi si “jo më shumë se një qen i egër që gërryen një kockë të dhënë nga SHBA-ja me paturpësi.

Ajo vazhdoi ta quante presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe administratën e tij “idiotë që vazhdojnë të krijojnë situatën e rrezikshme”, ndërsa paralajmëroi Jugun se sanksionet “e dëshpëruara” dhe presioni ndaj vendit të saj vetëm sa do “i hedhin benzinë zjarrit” në konfliktet mes vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb