Koreja e Veriut ka shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund luftës me Jugun. Deklarata vjen nga motra e Kim Jong-un e cila tha se është gati për rifillim të bisedimeve.

Koreja e Jugut prej vitesh ka bërë thirrje që palët të ulen në tryezë për të shpallur fundin zyrtar të Luftës Koreane.

Konflikti i nisur dekada më parë ndau Gadishullin në dy pjesë dhe përfundoi në 1953 me armëpushim, por jo traktat paqeje, pra dy vendet gjithsesi kanë vijuar të jenë në luftë.

Kufiri i tyre është i ndarë me klon me gjemba dhe i fortifikuar, i vrojtuar rreptësisht nga dy palët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb