BRITANI E MADHE – Tri motra tregojnë se kanë fituar mbi 100 mijë euro me dhurata nga njerëz tërësisht të panjohur thjesht duke publikuar fotografitë e tyre online.

Lucy (28 vjeçe), Sophie (26 vjeçe) dhe Stacie Brooks (25 vjeçe), nga St Albans, Herts, kanë përfituar mbi 100 mijë euro nga njerëz që nuk i njihnin fare.
Ato janë pjesë e një trendi të ri që po bën bujë në Britaninë e Madhe, ku burrat lënë dhurata për muzat e tyre online, pavarësisht faktit se mund të mos i takojnë kurrë personalisht.

Deri tani vajzat, të cilët kanë një salon bukurie kanë marrë dhurata të ndryshme si, çanta dore, laptop, iPads , produkte kozmetike shumë të shtrenjta, madje dhe një tavolinë ngrënie. Sophie është e vetmja singëll ndërsa dy motrat e tjera kanë të dashur.

Nëna e tyre, Lucy ka deklaruar se vajzat e saj nuk po bëjnë asgjë të keqe edhe pse ndonjëherë adhuruesit e tyre i telefonojnë në shtëpi për të folur me to. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb