Modelet Gigi dhe Bella Hadid janë bërë pjesë e fushatës së re të Versace, duke pozuar të zhveshura së bashku teksa mbulonin gjoksin me flokë të gjatë deri në bel dhe pjesët intime me çanta dore të vendosura në mënyrë strategjike.

Duke luajtur në temën “Adami dhe Eva”, motrat shihen duke mbajtur një mollë të vetme teksa një gjarpër rrëshqet në këmbën e Bellas.

“Perëndeshat e mia Versace”, ka shkruar stilistja Donatella mbi imazhin në Instagram.

“Kjo është epike”, shkroi supermodelja Shalom Harlow, megjithëse disa kritikuan përdorimin e një kafshe për argëtim dhe të tjerë e quajtën foton djallëzore.

Fotoja seksi është pjesë e një prej fushatave më të mëdha nga fotografët Mert Alas dhe Marcus Piggott, duke përfshirë fotot e publikuara më parë të motrave duke pozuar me vetë Donatellan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: