TIRANE- Emisioni “ Shqiptaret për Shqiptaret” në News24 i është rikthyer sërish historisë së motrave në Gramsh, e cila i kalonte kufinjtë e trishtimit.

Aishja Operacioni
Aishja Operacioni

Jetonin në një dhomë të mbushur me dashurinë e prindërve por që nuk ishte banesa e tyre. Shqiptarët i mbajnë mend lotët e baba Hasanit që depërtuan në çdo shqiptari që e ndoqi historinë tek emisioni i shqiptarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=T7sM-tk-WH0&feature=youtu.be

Elvis Naçi e bëri familjen pronare të banesës, u siguroi vajzave krevate speciale dhe karroca me rrota të automatizuar, i riktheu dëgjimin nënës së vajzave me probleme në dëgjim, madje i plotësoi Sidorelës dëshirën më të zjarrtë për të takuar idhullin e saj, këngëtarin Alban Skënderaj. Elvis Naçi siguroi edhe një pension për familjen e tyre të varfër.

Motra e Sidorelës, Aishja kishte një problem serioz në veshka. Por çfarë do të ndodhi me Aishen, 28 vjeçaren e gozhduar përjetë në krevat? Do ti lehtësohen dhimbjet që nuk i pushojnë asnjë çast?.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb