Juventusi debuton të martën në Champions në shtëpi përballë kampionëve holandezë të PSV Eindhoven. Kjo do të jetë ndeshja e parë si trajner për italo brazilianin Thiago Motta. Ish mesfushori i Interit dhe PSG-së, pasi arriti të dërgonte Bolognën në Champions League, këtë sezon do të kërkojë të bëjë mirë edhe në Champions League me “Zonjën e Vjetër”. Përballë do të jetë PSV, me ekipin holandez që po gëzon një formë perfekte prej kohësh në Eredivise e do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë edhe në Evropë.
Në lidhje me këtë sfidë të parë në edicionin e ri të Champions League, Motta u shpreh: “Mezi po pres këtë debutim. Luajmë ndaj një skuadre shumë të mirë, por dëshirojmë t’i bëjmë një nisje sa më të mbarë këtij sezoni. Vlahoviç? Duhet t’i pranojë kritikat e të vazhdoj përpara” theksoi tekniku i Juventusit.