Dikush ka vendosur të qëndroj pushim, dikush është duke karikuar bateritë e dikush tjetër mbetet në pritje të ofertës së duhur. Futbollistët e urrejnë bankinën, trajnerët e dashurojnë, për momentin duket se i gjithë konfigurimi i bankinave më të rëndësishme është plotësuar duke lënë jashtë emra të mëdhenj si Mourinho, Wenger, Allegri apo Spalletti. Në Serie A gjithçka është kopsitur, fundja 4 nga 6 ekipet kryesuese ndryshuan trajner.

Ancelotti
Ancelotti

Vetëm Napoli dhe Atalanta i besuan sërish të njëjtëve, Ancelottit dhe Gasperinit, pjesa tjetër nuk i përshtatet dot staturës së trajnerëve që vijojnë të jenë me pushime. Allegri nuk ka ndërmend të futet ne lojë këtë vit, gjithnjë nëse gjatë rrugës nuk kemi ndonjë shkarkim të bujshëm.

Gattuso Spalletti
Gattuso Spalletti

Spalletti dhe Gattuso duken të lodhur nga derbi i gjatë dhe problemet e shumta që i solli Milano. Të nisësh një sezon pa Mourinhon në skenë nuk ndodh shpesh por “Special One” mbetet në pritje të projektit të duhur, shpesh ka refuzuar disa oferta të ndryshme që nuk kanë lidhje me “kontinentin e vjetër”.

Arsene Wenger Jose Mourinho
Arsene Wenger Jose Mourinho

Nuk ka vendosur ende të rikthehet në skenë armiku i tij më i madh, Arsene Wenger, francezi nuk e ka marrë ende veten pas largimit nga Arsenal. Gjatë këtij sezoni që pritet të nis emrat e tyre do ti dëgjojmë shpesh, çdo trajner duhet të jetë i kujdesshëm, emra e lirë në qarkullim mund ti rrezikojnë stolin në çdo moment.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb