Jo të gjithë legjionarët përjetuan një fundjave pozitive, pas maktheve që kaloi në transfertën norvegjeze, Jose Mourinho bën shembull Marash Kumbullën duke e dërguar në tribunë në sfidën ndaj Napolit, një vendim i hidhur ky për qendërmbrojtësin kuqezi që ka sjell jo pak kaos dhe konfrontim ndërmjet trajnerit, stafit drejtues por dhe mediave të cilat i kujtojnë portugezit paraqitjet e Kumbullës me Shqipërinë.

Tek Lazio, Strakosha u rikthyer në stol në Serie A ndërsa Hysaj nuk është në ditët e tij më të mira, ndaj Verona u rikthye në formacion por Sarri e zëvendësoi me fillimin e pjesës së dytë, fundi ishte i hidhur me kryeqytetasit që pësuan një humbje të rëndë 4-1.

Në sfidën Salernitana-Empoli, Ismajli zbriti në fushë si titullar por ishte i pafat teksa në minutën e 55-të shënoi një autogol. Nuk u preferua sërish si titullar Nedim Bajrami, me fantazistin që u hodh në fushë për Empolin si zëvendësues në minutën e 72-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb