Mourinho dhe Kumbulla ndryshojnë vendet, portugezi i dënuar, ndjek sfidën me Caglieri nga tribuna ndërsa qendërmbrojtësi kuqezi rikthehet në bankinë. Roma nuk shkëlqen as në këtë transfertë, por verdhekuqtë tregojnë karakter dhe forcë duke përmbysur rezultatin. Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, Pavoletti kaloi Cagliari në avantazh në minutën e 52-të. Në të 71-të, Ibanez me kokë barazoi shifrat në 1-1 ndërsa 7 minuta më pas kapiteni Lorenzo Pellegrini nga goditja e dënimit realizoi një super gol duke sigluar shifrat në 1-2.

Në fund, në kohën shtesë, Mourinho aktivizoi dhe Marash Kumbullën, një zëvendësim si për të konfirmuar se mes palëve është vendosur paqja. Me këtë trepikësh, Roma ngjitet 4-ët në kuotën e 19 pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb