Pas shokut të pësuar në derbi, ishte jetike që Roma të reagonte, por në “Mapei Stadium”, ekipi i Jose Mourinho bën një tjetër hap fals, këtë herë ngec në një barazim 1-1 përballë Sassuolo. Për fat të keq, as këtë herë, Marash Kumbulla nuk shijoi asnjë minutë.

Të kushtëzuar nga ngarkesa e madhe fizike, dy ekipet e përqendruan më shumë lojën në mesfushë, por sfida u ndez në dhjetë minutat e fundit ku Abraham me kokë kaloi Romën në avantazh. Verdhëkuqtë nuk festuan gjatë për këtë gol pasi 5 minuta më pas Pinamonti barazoi shifrat në 1-1, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.

Befasoi jo pak me deklaratën e tij pas ndeshjes Jose Mourinho, me portugezit që ndihet i tradhtuar nga një lojtar i tij, por pa bërë publik emrin:

“Sforco e bërë për fat të keq nuk u shpërblye, u ndëshkuam nga sjellja jo profesionale e një lojtari. Sot një nga lojtarët e mi nuk kishte sjelljen e duhur, por nuk do të tregoj emrin. Gjithsesi nuk është një pikë për tu hedhur poshtë”, u shpreh Mourinho pas ndeshjes.

Pas javës së 14-të, Roma e sheh veten në vendin e 6-të në kuotën e 26 pikëve, një më pak se Atalanta. Bergamskët bën edhe më keq këtë javë duke pësuar një humbje 2-1 në transfertë përballë Lecces. Berat Gjimshiti zbriti në fushë si titullar, 90-minuta të plota:

Gjimshiti Nota
Gjimshiti Nota

“Nuk është në kushte optimale dhe kjo është e qartë, gjithsesi nuk mund t’i kërkosh të luftoj me Di Francesco në fushë të hapur”, nota 5 për qendërmbrojtësin kuqezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb