Roma thyen pastër 0-2 Spezia në transfertë duke kapur vendin e 4-ët në Serie A, zonën Champions, objektivin e tyre kryesor këtë sezon.

Jose Mourinho shijon një super Dybala, argjentinasi ishte sërish protagonist, këtë herë duke shërbyer një asist perfekt për El Shaarawy që kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 45-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, Abraham me një aksion personal shumë të bukur dyfishojë shifrat duke i dhuruar ekipit kryeqytetas një trepikësh me shumë peshë.

Në përfundim të ndeshjes, Jose Mourinho u ngacmua sërish në lidhje me Zaniolo duke konfirmuar se dëshira e lojtarit është të largohet, por kjo mund të ndodh vetëm nëse Roma merr atë që kërkon:

“Dëshira e lojtarit është të largohet, por kjo nuk do të thotë që ai mund të ik. Ku është oferta për Romës?, iu kundërpërgjigj portugezit gazetarëve. Sipas mediave italiane, për Zaniolo po interesohet fuqishëm ekipi i Tottenham, “gjelat” dhe çdo skuadër tjetër, si Milani, që dëshiron shërbimet e sulmuesit “azzurr” duhet të paguajnë fillimisht 30 milionë euro, çdo negociatë nis mbi këtë bazë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: