Roma e ka të vështirë të reagojë. Atmosfera sa vjen e bëhet mbytëse, me kryeqytetasit që pësojnë humbjen e dytë radhazi në Serie A, këtë herë përballë Venezia në transfertë. Jose Mourinho i besojë një fanellë titullari Marash Kumbullës, por paraqitja e qendërmbrojtësit kuqezi nuk ishte pozitive, praktikisht si e gjitha prapavijë e Romës. Caldara kaloi Venezia në avantazh që në minutën e 3-të por Roma përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë falë golave të Shomurodoy dhe Abraham.

132257677 601f0cca 5740 432b Af17 B1c5b007fbae
132257677 601f0cca 5740 432b Af17 B1c5b007fbae

Në pjesën e dytë, Venezia i befasoi duke shënuar dy gola fillimisht më Aramu, nga pika e bardhe e penalltisë, menjëherë më pas Mourinho zëvendësoi Kumbullën por kjo lëvizje nuk pati asnjë impakt pasi Okereke shënoi sërish për Venezia duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-2.

Kumbulla
Kumbulla

Kumbulla nota 5: E ka të vështirë të mbulojë Okereke, shpesh është dhe i paqartë në mbyllje dhe në pozicionim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb