Jose Mourinho thërret drejtuesit e Romës, i pason topin në lidhje më të ardhmen. Tekniku portugez ishte i qartë në konferencë për shtyp, kërkoi garanci për të ardhmen, kontrata aktuale i përfundon në 2024, është momenti i duhur për të vendosur nëse do të vijojnë bashkëpunim. Nuk është thjeshtë çështje shifrash apo parash, prioritet për Mourinho-n është projekti, prej kohësh ka kërkuar përforcime cilësore për të qenë konkurrues në Serie A dhe Evropë.

Mou
Mou

“Speciali” e ka shfaqur vullnetin e tij, preferon të qëndrojë në Romë, këtë e vërtetoi edhe në dhjetor ku refuzoi stolin e përfaqësueses portugeze. Në këtë periudhë emri i Mourinho-s po lakohet gjithnjë e më shumë si një opsion për stolin e Chelsea-t, por edhe te Real Madrid, në rast se Ancelotti largohet në fund të këtij sezoni për të marrë drejtimin e përfaqësueses se Brazilit. Një opsion konkret është edhe stoli i PSG, ku Galtier, nëse nuk kualifikohet në Champions e pret shkarkimi i sigurt.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Drejtuesit e Romës, janë të vetëdijshëm që Mourinho ka qenë dhe mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në treg, nëse dëshirojnë ta blindojnë duhet të lëvizin shpejt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb