E ardhmja e Jose Mourinho në krye të Tottenham është gjithnjë e më e pa qartë. Mes shkarkimit të mundshëm apo një dorëheqje në fund të sezonit, në Angli flasin gjithnjë e më shumë për pasuesit e tij. Tekniku portugez ka një kontratë të vlefshme deri në 2023 por ecuria zhgënjyese e “gjelave” këtë sezon ka bërë që drejtuesit e klubit të vlerësojnë tregun për të gjetur një zëvendësues. Sipas “Daily Mail”, preferenca e parë e drejtuesve të Tottenham është Maurizio Sarri.

Maurizio Sarri Getty Images 4
Maurizio Sarri Getty Images 4

Ish trajneri i Napolit, Chelsea dhe së fundmi Juventusit, është i papunë fill pas shkarkimit të tij nga “Zonja e Vjetër”. Sarri e njeh mirë ambientin në ishull teksa në drejtimin e Chelsea bëri mirë duke fituar edhe Europa League. Ky diskutim pritet të marrë formë në fund të sezonit ku vetëm një mrekulli mund të shpëtojë Mourinho, nëse arrin të sigurojë një vend në Champions League, për momentin Tottenham ndodhet në vendin e shtatë në Premier League, jashtë çdo kompeticioni europian. Mourinho përfiton afro 18 milion euro në sezon dhe drejtuesit e Tottenham do të vlerësojnë pikësëpari kostot e shkarkimit të tij, shpresojnë shumë që Mou të largohet vetë nga Londra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb