ANGLI

Trajneri Jose Mourinho ka filluar të projektojë Totenhamin e ri për sezonin që vjen dhe ka filluar duke blinduar portën. Tashmë katërkëndëshin e Spurs-ave do e rruajë një prej veteranëve tashmë, Hugo Lloris ose Joe Hart.

Portugezi vuajti sezonin e kaluar një zëvendësues për Lloris, por duket se ka gjetur portierin ideal, Joe Hart në moshën 33- vjeçare, po aq sa Lloris, me një ekperiencë të gjatë tek Manchester City, Anglia apo dhe klube të tjera në Premier League, dhe mbi të gjitha me 0 kosto. Po ashtu si portier i tretë do të jetë në dispozicion dhe argjentinasi Paulo Gazzaniga.

Vitin e kaluar Totenahm Hotspurs nuk bëri asnjë transferim edhe pse vinte nga një rekord historik pasi shkoi deri në finalen e Champions League për herë të parë në historinë e saj. Deri tani Totenham sërish s’ka bërë lëvizje në merkato, por Mourinho duket se do që të sigurojë njëherë repartin defansiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb