Prej Jose Mourinho-s dhe Manchester Unbited pritej shumë këtë sezon duke parë edhe merkaton qindra milionëshe gjatë verës së kaluar, por kur po i afrohemi fundit “djajtë e kuq” duhet të kënaqen me vendin e dytë në “Premier League” dhe finalen e kupës në “FA”. Për më shumë që në “Champions” ishin një zhgënjim.

Në një intervistë të fundit Mourinho duket se ka evidentuar atë që i ka munguar United këtë sezon: “Unë mendoj që një skuadër pa një brazilian nuk është një skuadër. Por nuk duhet të harrojmë që një skuadër me 3 apo 4 brazilianë, varet nga profili i tyre, nuk mund të bëjë një skuadër të mirë. Po bëj shaka!”, deklaroi Mourinho.

“Unë mendoj se talenti i tyre është fantastik dhe kreativiteti i futbollistëve brazilianë është i jashtëzakonshëm. Nëse në një skuadër evropiane, si shumë skuadra është një brazilian, ai sjell patjetër diçka braziliane në lojë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, tha Mourinho.

Në të njëjtën kohë duket se ‘special 1’ ka zbuluar edhe strategjinë për merkaton e ardhshme. Synohet me patjetër një brazilian. Emri më i lakuar deri në këtë moment ka qenë Willian, të cilin e kishte pjesë të skuadrës te Chelsea, por braziliani që ai preferon më shumë në këtë moment është Alex Sandro.

27-vjeçari i Juves mendohet si përforcimi i krahut të majtë për sezonin e ardhshëm. United ka nisur bisedimet me Juven, ndërsa më parë ka bindur brazilianin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb