I emocionuar nga mikrofonët e Dazn, trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli pas fitores së fundit kundër Sassuolo.

“Gjatë javës isha një gënjeshtar edhe për veten time, doja të bindja veten se nuk ishte një lojë e veçantë por është shumë e veçantë. 1,000 ndeshje janë shumë dhe nuk doja një humbje, kisha frikë të humbisja.

Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme, mund të kishte përfunduar 6-6 ose ata mund të kishin fituar për shkak të pritjeve të Rui Patricio.

Ne humbëm disa gola me porten bosh, ishte një lojë e jashtëzakonshme.

Sot nuk isha 58 por 12 vjec, ishte ndeshja e një fëmije. Unë tashmë i kam kërkuar falje Dionisit, e përgëzoj. Ishte një ndeshje fantastike“.

Ndeshja mes Romës dhe Sasuolos përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës së Mourihnos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: