Totenham Hotspurs pas 9 javësh në Premier League e sheh veten në krye të renditjes me 20 pikë. Të besuarit e Mourinho kanë fituar 2-0 përballë një rivali direkt dhe shumë të fortë si Manchester City.

Mjaftuan golat e Heung-Min Son në minutën e 5-të dhe të Lo Celso në pjesën e dytë.

Kjo ishte dhe një përballje direkte e Mourinho-s me rivalin e përbetuar Guardiola, por duket se portugezi ka dalë i fituar sot. Duket se këtë vit Tottenham do të jetë pretendent kryesor për titull, edhe pse vargu mbrapa tyre është i ngjeshur dhe plot me rivalë të fortë teksa diferencat janë të vogla në pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb