Jose Mourinho ka dhënë intervistë e parë pas shkarkimit nga Manchester United në televizionin ‘beIN sport’.

Për shkak të një marrëveshjeje me klubin e Manchester United portugezi nuk ka mundur të flas për arsyet që çuan në shkarkimin e tij.

Por Mourinho  nuk ka kursyer fjalët për francezin Paul Pogba. Edhe pse nuk ia ka përmendur emrin, ishte e qartë që kritikat ishin drejtuar për mesfushorin francez.

‘Special One’ u shprehë se momentin që një lojtar bëhet më i rëndësishëm se skuadra atëherë  ai duhet të largohet. “Strukturat e klubit duhet ta mbrojnë trajnerin nga lojtarët që e ndjejnë vetën më të rëndësishëm se klubi” u shprehë Mourinho.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: