Jose Mourinho po përpiqet për të bindur Alvaro Moratën që t’i bashkohet Manchester United për sezonin e ardhshëm duke i premtuar se do të ndihet i rëndësishëm, raportojnë mediat spanjolle.

I dëshpëruar pasi për të gjithë sezonin ishte një zgjedhje e dytë te Real Madrid me Zinedin Zidan që preferonte Karim Benzeman, ylli madrilen dëshiron të mos jetë më pjesë e “galaktikëve”, raporton “The Sun”.
nintchdbpict000328876731
Verën e kaluar ai vendosi për t’u rikthyer atje ku u formua si futbollist dhe për të luftuar për një vend titullari pas paraqitjeve të mrekullueshme me Juventusin ku ai u shfaq një lojtar determinant për “zonjën e vjetër”.
nintchdbpict0002372841081
Gjithsesi, gazeta spanjolle “Marca”, raporton se Mourinho po përpiqet për të bindur 24-vjeçarin duke i thënë se United është klubi i duhur për të ku mund të shndërrohet në një idhull për sportdashësit në “Old Traford”.

Tekniku i djajve të kuq i ka thënë agjentit të Moratës, Juanma Lopez, që menazhon lojtarin që nga mosha 14-vjeçare se “ju duhet të vini me mua, do të jeni të rëndësishëm”.
nintchdbpict000172385483
Pavarësisht kësaj, Mourinho ka refuzuar t’i premtojë se lojtari do ta nisë gjithmonë takimin si titullar, por do të luajë atëherë kur klubi e shikon të rëndësishëm.

Mourinho ka qenë trajneri i parë i Moratës kur ky i fundit firmosi për herë të parë një kontratë profesionale me Realin e Madridit dhe diçka tjetër që mund t’a bindë spanjollin është se portugezi i ka premtuar se gjatë verës do ketë përforcime të tjera cilësore.

Nëse Morata zgjedh t’i bashkohet Manchester United atëherë përplasjen e parë me ish-klubin e tij spanjolli do ta ketë me 8 gusht kur dy ekipet do të përballen për Superkupën e Europës.
nintchdbpict0003290832182
Kujtojmë se United ka nënshkruar me lojtarin e parë për këtë merkato verore dhe ai është ish-mbrojtësi i Benfikës Victor Lindelof.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb