Jose Mourinho kohët e fundit ka bërë një tatuazh. Luzitani e mbajti të fshehtë për njëfarë kohe, por tashmë ka vendosur ta publikojë ndërsa bëhet fjalë për tre trofetë europianë që Mourinho ka fituar përgjatë karrierës së tij.

Më saktësisht, Mourinho ka “stampuar në lëkurë” Champions League (të fituar me Porto e Inter), Europa League (Manchester United) dhe Conference League së fundmi me Romën në finalen e Tiranës ku triumfuan 1-0 ndaj Feyenoord.

Vetë 59-vjeçari nga Setubali theksoi se për të bërë një tatuazh të tillë e bindën tifozët e Romës ndërsa shtoi se kërkonte një tatuazh që të nderonte të gjithë klubet k ka fituar trofe.

“Ky është tatuazhi im, kënaqësia e popullit roman më bindi ta bëja. Mendova për diçka speciale, një shenjë që të nderonte të gjitha klubet ku kam fituar një trofe europian. Në të njëjtën kohë doja një tatuazh unik dhe deri më tani jam i vetmi trajner që mbaj një rekord të tillë, duke i fituar të tre trofetë europian”, u shpreh Mourinho.

Trofete

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb