Manchester United do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e javës së tretë të “Premier League” kundër Tottenham.

Për këtë sfidë sipas “Manchester Evening Neës” Jose Mourinho ka përjashtuar dy ‘yje’ të ekipit si Eric Bailly dhe Anthony Martial. Nuk dihet arsyet e saktë, por mendohet se shkak janë përplasjet që futbollistët kanë patur me portugezin.

Ndërkohë i rikthyeri i madh i “djajve” të kuq, Nemanja Matiç, pritet ta nisë takimin si qendërmbrojtës. Mesfushori i rikuperuar vetëm së fundmi pritet të zejë vendin e Bailly-t, ndërsa shok reparti do të ketë Smolling.

Ndryshime drastike të Mourinho-s, që prej ditësh dihet tashme se i ka mjaft të përkeqësuara marrëdhëniet me drejtuesit e klubit, por jo vetëm.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë sonte, por një humbje me shumë siguri mund t’i kushtojë vendin e trajnerit në “Old Traford”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb