Besimplotë dhe shumë optimist. Kështu u shfaq para kamerave trajneri i Romës, Jose Mourinho pas arritjes së fitores 2-0 në shtëpi në Europa League ndaj Sociedad.

“Merita jonë ishte organizimi, përpjekja, ndjeshmëria në fushë. Të gjithë kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Të luash kundër një formacioni në formë diamanti është shumë e vështirë. E kishim provuar kundër Empolit dhe kundër RB Salzburgut, nuk ishte e re, por është e vështirë.

Ne kishim nevojë për një mentalitet të fortë, sepse kur nuk e ke topin aq shumë, duhet një mentalitet i madh. Ne e kontrolluam lojën pavarësisht se nuk e kishim topin. Goli i dytë (i Kumbulla-s) mund të jetë i rëndësishëm dhe ai erdhi në një moment kur menaxhimi i lojës ishte i mjaftueshëm” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: