Roma do të përballet me Feynoord me 25 maj në Air Albania, në kuadër të finales së Conference League. Trajneri i italianëve, Mourinho u ka kërkuar shqiptarëve që të bëjnë tifo për skuadrën e tij. Gjithashtu, numri një i pankinës së gjigandëve të Serie A thotë se është entuziast se sfida do luhet në Tiranë.

 

 “Me, apo pa Kumbullën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar e fiton Kupën. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të afruar shqiptarët me Romën. Kështu kemi pak ekuilibër.

 Ne luajmë një finale të premten, të tjerët janë me pushime, nuk ka ekuilibër nga kjo pikëpamje.Jam entuziast që finalja luhet në Tiranë, nuk kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë.

 Fakti që stadiumi ka një kapacitet të reduktuar për dy klube si Roma dhe Fejnord është e vetmja gjë negative. Nëse do të luhej në ‘Santiago Bernabeu’ do të ishte plot.Për Shqipërinë është e rëndësishme. Ky është një mëkat për romanistët që nuk mund të jenë aty. Do të jetë e bukur, më e bukur nëse Kumbulla do të çojë Kupën” – tha ai.

Roma mbetet favorite për të fituar këtë trofe.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb