Nga: ERION SHKAMBI
“Jemi të gjithë shumë të dëshpëruar, por nuk është momenti të sillemi si fëmijë, tani na duhen burra, i kam kërkuar futbollistëve të mi të punojnë dhe të sillën si të tillë”. Jose Mourinho e përshkruan me këto fjalë momentin që po kalon Man.United, një situatë aspak e qetë e trazuar edhe më shumë pas humbjes së pësuar kundër Chelsea-it.

Mbrëmja e së mërkurës ka rezervuar një tjetër sfidë shumë delikate për United, derbin kundër City-it por portugezit vazhdon t’i djegw ecuria në kampionat aty ku në 5 takimet e fundit ka pësuar 3 humbje dhe 2 barazime: “Preferoj të luaj sërish në kampionat. Kemi nevojë për pikë për të plotësuar diferencën me skuadrat e kreut. Po përjetojmë një moment të vështirë, kemi humbur terren edhe pse nuk kemi luajtur keq. Tani do të përballemi Burnley, Swansea, West Ham, Sunderland, Middlesbrough, të gjitha ndeshje që duhet t’i fitojmë edhe pse nuk do të jetë aspak e lehte”, theksoi Mourinho.

Mediat në ishull flasin për një krisje të madhe ndërmjet Mourinho-s dhe lojtarëve, aq sa portugezi nuk ka dalë në stërvitje duke ia besuar zëvendësit të tij. Akoma më e vështire bëhet situata teksa “Times” shkruan se Mourinho i ka bërë me dije Rooney-it që nuk bën më pjesë ne planet e tij. Edhe tek Man.City situata nuk është më e lumtur. Aguerro është kthyer në çështje ndërsa Pep po has jo pak vështirësi për tu përshtatur me futbollin anglez. Kupa mbrëmjen e sotme dhe mbi të gjitha derbi kundër United është një mundësi e mirë për të rikthyer buzëqeshjen tek qytetarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: