Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka treguar se nëse një lojtar dëshiron të shpallë veten si më të mirin në botë atëherë ai do të duhet të zhvillojë një frymë fituese. Lojtari më i mirë në botë duhet të jetë fitues,” tha ai për Eleven Sports Portugal.

“Ai duhet të ketë cilësi dhe talent, por nuk do të vlejë pa tituj”, shtoi portugzi.

“Nëse Juventusi do të kishte fituar Ligën e Kampionëve atëhere Ronaldo duhej të fitonte ‘Topin e Artë’.  Nëse do ta fitonte Barcelona atëherë çmimi do të ishte për Lionel Messin. Prandaj unë them gjithmonë se duhen fitore të rëndësishme.”

“Ka lojtarë që janë me të vërtetë të veçantë. Ronaldo e ka  në natyrën e tij, në ADN-në e tij. Ambicia, motivimi dhe krenaria personale janë gjërat që nuk i blini dot por janë gjërat me të cilat njerëzit lindin,” tha Mourinho.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb