Roma vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e Mourinhos teksa mbrëmjen e djeshme verdhekuqtë arritën një fitore të shkëlqyer 0-4 përballë Salernitanës, duke arritur kuotën e 6 pikëve në 2 ndeshje.

Loja e kryeqytetasve ka ndryshuar ndjeshëm nën urdhrat e Mourinhos dhe kjo duket qartë. Por tekniku portugez si gjithmonë është në qendër të mediave për bëmat e tij që e bëjnë protagonist çdo javë.

Kësaj radhe Mourinho ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Instagram” ku shikohet teksa konsumon pica dhe shkruan frazën: “Nuk ka gjë më të mirë se një pica speciale pas një fitoreje të bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb