Pasi kaloi fundjavën në Milano në shoqërimin e miqve të vjetër te Interi, Jose Mourinho ka thënë se mund të rikthehet përsëri te Nerazzurët.

53-vjeçari aktualisht është pa skuadër, ndërsa është i lidhur ngushtë me një kalim te Interi dhe Manchester Unitedi. Mourinho kishte qëndruar për dy vjet në San Siro, me të cilën fitoi tripletën në sezonin e tij të fundit, për t’u larguar më pas në vitin 2010.

“Kjo është si rikthimi në shtëpi, duket sikur janë gjashtë ditë, përkundër që ka më shumë se gjashtë vjet që jam larg Interit. Më e rëndësishmja në futboll, më e rëndësishme se rezultatet dhe fitoret, është krijimi i raporteve humane dhe shoqërisë që mbetet. A mund të rikthehem ndonjë ditë në Inter? Pse jo. Vetëm dua që të shkojë gjithçka.”, tha Mourinho.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: