Jose Mourinho e ka bërë të qartë se kërkon të ketë një qendërmbrojtës të ri në skuadër gjatë janarit.

Ishte një problem që në verë, dhe një numër i madh mbrojtësish janë përfolur për një kalim të mundshëm në Old Trafford. Por në janar pritet që kërkesa e trajnerit portugez të jetë e njëjtë.

Më poshtë, e përditshmja angleze Daily Mail, ka studiuar opsionet e departamentit të rekrutimit të Manchester United në prag të merkatos së dimrit.

HARRY MAGUIRE

Leicester City

Vlera: £75 milionë

25-vjeçari është një nga liderët e Leicester që nuk kërkon ta shesë në janar. United u mundua gjatë verës së kaluar por çmimi ishte tepër i lartë. Maguire do të ishte shumë i lumtur të luante për një klub të madh por ai do të kushtonte një shifër rekord për një mbrojtës britanik.

ISSA DIOP

West Ham

Vlera: £60 milionë

21-vjeçari ish-kapiteni i Toulouse ka impresionuar Mourinho-n në fitoren e West Ham ndaj United në tetor. Ai është akoma i ri dhe ky mund të jetë një problem për të qenë zgjedhja e parë e trajnerit portugez dhe West Ham do të kërkonte gati dyfishin e asaj që pagoi për të në verë.

MILAN SKRINIAR

Inter

Vlera: £90 milionë

Sllovaku 23-vjeçar akoma nuk ka arritur marrëveshjen e rinovimit dhe reputacioni i tij është në rritje. Dikur ai është kërkuar nga Tony Pulis kur ishte te West Brom, tani Skriniar kërkohet nga United, Juventus dhe Barcelona.

JOACHIM ANDERSEN

Sampdoria

Vlera: £28 milionë

Skautët e United kanë parë danezin shtatlartë në ndeshjen e tij ndaj Torinos këtë muaj, megjithëse nuk ishte paraqitja e tij më e mirë. Arsenal, Tottenham, Juventus dhe Inter janë interesuar për të në muajt e fundit.

NIKOLA MILENKOVIC

Fiorentina

Vlera: £35 milionë

Mourinho ka parë Milenkovic gjatë tetorit dhe e di se mbrojtësi mund të luajë në qendër dhe në krah të djathtë. I cilësuar si Nemanja Vidic i ri, 21-vjeçari ka potencial të madh por ka akoma nevojë të përmirësohet.

KALIDOU KOULIBALY

Napoli

Vlera: £0 milionë

Mbrojtësi nga Senegali është një nga më të kërkuarit në Europë. Koulibaly është i lumtur te Napoli dhe nuk do të lejohet të largohet në janar vetëm nëse vjen një ofertë e çmendur. Unitet është munduar ta joshë edhe më parë.

JEAN-CLAIR TODIBO

Toulouse

Vlera: £20 milionë/falas

Megjithëse nuk është aq i mirë sa një tjetër adoleshent që ndiqet nga United, De Ligt i Ajax, Todibo është shumë më i lirë. Ai ka zëvendësuar Diop te Toulouse dhe akoma nuk ka rënë dakord për një kontratë profesionale, duke vënë në lëvizje klube si Liverpool dhe Wolves.

ALESSIO ROMAGNOLI

AC Milan

Vlera: £55 milionë

Kapiteni i Milan u kërkua nga Chelsea verën e kaluar dhe nuk është në listën e United. Teknik dhe i qetë, mbrojtësi mund t’i japë United balancën e munguar në prapavijë, por ai do të ketë nevojë të adaptohet me futbollin anglez dhe nuk dihet nëse Mourinho do të ketë durimin për ta pritur.

NATHAN AKE

Bournemouth

Vlera: £40 milionë

Ai po kalon një sezon të mirë dhe admirohet nga klubet e Premier League. Ai gjithashtu mund të luajë në krah të majtë ose në mesfushë, por Bournemouth nuk do të heqë dorë prej tij përpar verës.

TOBY ALDERWEIRELD

Tottenham

Vlera: £45 milionë

Belgut i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij te Spurs, por klubi ka opsionin për ta zgjatur për një vit me një klauzolë £25 milionë. United thuhet ta ketë kërkuar që në verë mbrojtësin i cili kohët e fundit ka rifituar vendin në formacionin e Pochettino-s.

ANDREAS GRANQVIST

Helsingborgs

Vlera: £8 milionë

33-vjeçari insiston se United ka nisur kontaktet me agjentin e tij ër një huazim të mundshëm në Old Trafford. Ai është shtatlartë, i fuqishëm dhe i fortë në goditjet standarde. Ai mund të shkojë tek United deri në verë./telesport

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: