Jose Mourinho, i cili është i dënuar, ka thënë se nuk e di nëse do ta shikojë takimin e radhës së Chelseat kundër Stoke Cityt.

Portugezi është dënuar nga Federata e Anglisë me mos pjesëmarrje në stadiumin e Stoke Cityt, për komentet e bëra pas humbjes nga West Hami, raporton Goal. “Nuk kam ndonjë plan, ndoshta do të ulem në ndonjë kënd të rrugës me iPadin tim, ende nuk e di. Nëse nuk kam kontakt me lojën, ndoshta edhe nuk do e shikoj fare takimin”, ka thënë Morunho.

Chelsea nuk është duke kaluar në një formë të mirë, kurse kërkon që të rikthehet drejt fitores në ndeshjen e së nesërme kundër Stoke Cityt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: