Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka komentuar humbjen 2-1 ndaj Cremoneses.

“Mungonte intensiteti, dëshira për të mbyllur lojën, dukej se një skuadër donte të fitonte më shumë se një tjetër por nuk është e vërtetë. Ndjenja është se njëra skuadër po luante ndeshjen e jetës së saj, tjetra jo. Nuk e meritonim humbjen por nuk e meritonim as të fitonim, pas golit të barazimit të gjithë menduam se mund të vinte goli i fitores. Më pas erdhi penalltia, duke humbur një ndeshje që nuk e meritonim” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: