LONDER- Trajneri i Chelsea-t, Jose Mourinho, u nxorr jashtë pankinës së ekipit të tij, ndërkohë që kampionët e Anglisë pësuan humbjen e pestë përballë West Ham-it, sot pasdite me rezultatin 1-2.

Edhe mbrojtësi, Nemanja Matiç u nxorr me karton të kuq, përpara se Andy Carroll të shënonte golin e dytë, që e ngjit West Ham-in në vendin e dytë dhe lë Chelsea-n në të 15-in.

Ndërkohë, Leicester fitoi me Crystal Palace 1-0 dhe Aston Villa humbi ndeshjen e gjashtë radhazi pasi u mund 2-1 nga Swansea.

Watford fitoi 2-0 me Stoke City-n dhe West Bromwich Albion fitoi 1-0 me Norwich-in

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: