Objektivi kryesor i Interit në merkato është komplikuar për të mos thënë që ka dështuar. Zikaltërit kanë marrë lajmin e keq nga mediat angleze, të cilat bëjnë të ditur se Tottenham ka hequr dorë nga Milan Skriniar dhe si rrjedhojë, N’Golo Kante largohet thuajse përfundimisht me interistët. I kërkuar me ngulm nga Antonio Conte, transferimi i mesfushorit të Chelsea ishte i lidhur ngushtë me shitjen e Skriniar te Tottenham.

093856500 125c8ed3 8035 46a7 A02a 42d23f17fd66
093856500 125c8ed3 8035 46a7 A02a 42d23f17fd66

Vetëm në këtë mënyrë, Inter do të kishte në dispozicionë nga 50 deri në 60 milion euro për të blerë kartonin e Kante. E sigurt është që në klubin zikaltër nuk mund të shpenzojnë pa arkëtuar më parë. Kjo u nënvizuar edhe nga presidenti Steven Zhang. Në këtë mënyrë, alternativa të vetme për Interin dhe lojtarë që mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për t’i bërë trajnerit Conte një “dhuratë” të fundit janë Brozovic dhe Eriksen, por kur jemi në ditët e fundit të merkatos për ta nuk ka pasur oferta të rëndësishme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb