Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se të mposhtë Arsenalin për të është problemi më i vogël. Arsenali dhe Chelsea o të takohen në ndeshjen për Superkupën e Anglisë, teksa Mourinho thotë se në rast të fitores nuk do të gëzohej pasi është mësuar me atë ndjenjë ndaj klubit nga Emirates.

“Jo, nuk ka lidhje, s’jam krenar me rekordin ndaj Arsenalit, menaxherit të tyre, apo kush do që është. Mendoj vetëm për ndeshjen e Superkupës. Është më shumë se miqësore. Është sikur një miqësore sikur me Barcelonën apo PSG-në, por më pak se një ndeshje kampionale. Tjetër motivim”.

“Kush e di?”, u shpreh Mourinho kur u pyet për aftësinë e Wengerit për të fituar. “Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë të veçantë për ta mposhtur Arsenalin. Unë nuk eksplodoj nga gëzimi kur i mposhti ata, dhe unë nuk do të bëj dramë as kur të humbi prej tyre”, u shpreh Mourinho.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: