Nga tifozët e Interit ai është konsideruar një idhull, por Jose Mourinho ka deklaruar se në planet e tij nuk është një rikthim në Itali, as për zikaltërit e as për ndonjë skuadër tjetër.

Në një intervistë të fundit portugezi është shprehur se në Itali ka shumë trajnerë të zotë dhe ata nuk kanë nevojë për të huaj.

“Nuk është e mundur, jo sepse nuk ndiej pasion për këtë vend, por sepse ka shumë trajnerë të aftë. Ka trajnerë me shumë eksperiencë që janë në fund të karrierës, por edhe të tjerë të rinj shumë të aftë. Italia ka shumë trajnerë cilësorë, ndaj mendoj se skuadrat italiane nuk do t’u besojnë të huajve.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb