Jose Mourinho nuk ka ndërmend të qëndroj pasiv deri në fund të merkatos. “Speciali” është takuar me drejtuesit e klubit duke i shprehur dëshirën e parë, kërkon të rikthej në Londër, Gareth Bale. Sipas “Daily Express”, Bale është vetëm një nga 3 kërkesat e portugezit, sigurisht më e rëndësishmja. Bale është një emër që është lakuar shpesh këtë periudhë në shtëpinë e Tottenham por për të ndezur dhe një herë këtë pistë ka menduar Mourinho.

21295792 0 Gareth Bale Returned To Real Madrid Training For The First Time A 13 1574375953928
21295792 0 Gareth Bale Returned To Real Madrid Training For The First Time A 13 1574375953928

“Gjelat” kanë negociuar edhe në verë me Realin por kërkesa e tyre për të rikthyer Bale në formë huazimi është hedhur poshtë si nga klubi madrilen ashtu dhe nga agjenti i Bale. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, palët tashmë janë duke negociuar për një blerje përfundimtare por problemi më i madh është paga e lojtarit. Bale përfiton në Madrid 15 milion euro në sezon, shumë të cilën Tottenham nuk mund t’ia ofrojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb