Jose Mourinho ka zgjatur kontratën me Manchester United. Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të portugezit por përkundrazi këtyre zërave klubi i madh anglez ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin deri në 2020.

Firma në kontratë është hedhur një ditë përpara se trajneri portugez të mbushë 55 vjeç dhe të drejtojë ndeshjen numër 100 në pankinën e “Djajve të Kuq”, nesër kundër Yeovil për “FA Cup”.

“Jose ka arritur shumë gjëra si trajner i Manchester United dhe jam shumë i lumtur që të lajmëroj se ka pranuar të zgjasë lidhjen e tij me klubin të paktën deri në vitin 2020”, tha zv/presidenti ekzekutiv i klubit anglez, Ed Ëoodëard.

Mourinho kishte kontratë deri në vitin 2019 me United dhe kontrata e re e zgjat vetëm me një vit marrëveshjen që u firmos në verë të vitit 2016.

Vetë portugezi tha: “Është nder të jesh trajner i Manchester United. Falënderoj pronarët e klubit që kanë vlerësuar punën time të madhe dhe përkushtimin tim. Jam i lumtur që besojnë se unë jam trajneri ideal për këtë klub të madh”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb