TIRANE–Portugezi Jose Mourinho, kampion i Anglise ne fuqi me Celsin, ka zgjatur me kater vjet kontraten e tij me blute, ku ai do te qendroje deri ne vitin 2019, beri te ditur klubi londinez.

“Nese klubi eshte i kenaqur, edhe une jam gjithashtu. Mendoj se eshte normale per mua qe te nenshkruaj nje kontrate te re”, u shpreh 52-vjeçari pasi nenshkroi kontraten e re para nisjes se Premier League perballe Swansea.

Me rikthimin tek Celsi ne 2013 pas viteve te meparshme te suksesshme (dy tituj, nje FA Kup dhe dy Kupa te Liges ne 2004 e 2007), Mourinho, fitues i Liges se Kampioneve me FC Porto e Inter Milano, fitoi ne sezonin e kaluar titullin e kampionatit te Anglise dhe Kupen e Liges.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: