Vazhdimësia duket si e ndaluar për “djajtë e kuq”, Stoke City bën rezistencë në “Old Treford”. Në letër dukej si një ndeshje që nuk do të kishte shumë histori, por në të vërtetë nuk rezultoi ashtu.

Pritej që Mançesteri të kishte lënë pas momentin jo të mirë që po kalonte pas fitores së arritur javën e kaluar kundër kampionëve të Leiçester, por sërish ndalet.

Skuadra e Mourinjos kaloi në avantazh në minutën e 69-të me anë të Francezit Martial po nuk arriti ta ruante rezultatin pasi për t’iu prishur festën do të mendonte Jo Allen. Uellsiani fut në dëshpërim edhe një herë skuadrën më të titulluar në Angli pasi iu jep fund pretendimeve të tyre për të dalë kampion në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: