Ndryshimet klimatike dhe dhuna në Mozambik kanë lënë objektet shëndetësore dhe stafin shëndetësor të përjetojnë “një vit të vështirë”, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

“Sistemi shëndetësor ka qenë viktimë e dyfishtë e ciklonit Kenneth dhe shpërthimit në shkallë të gjerë të dhunës që ka regjistruar shkatërrimin e më shumë institucioneve shëndetësore”, theksoi ICRC në një njoftim.

“Sipas një vlerësimi të bërë nga ekspertët shëndetësorë të ICRC-së, 39 objekte shëndetësore nga 55 ose 71 për qind e tyre, në nëntë rrethe të Cabo Delgado të prekura nga konfliktet nuk janë operacionale. Për më tepër, 686 profesionistë shëndetësorë janë larguar nga vendet e tyre të punës për shkak të pasigurisë”, thuhet në njoftimin.

Si dhuna e armatosur ashtu edhe mungesa e kujdesit shëndetësor kanë detyruar mbi 500.000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonin Cabo Delgado, në mes të rritjes së numrit të sëmundjeve, përfshirë koronavirusin e ri (COVID-19), thuhet më tej.

ICRC tha se ka ndihmuar personat e zhvendosur brenda vendit, duke shtuar se po ashtu ka hapur një qendër trajtimi për COVID-19 për të ndihmuar banorët të parandalojnë transmetimin e sëmundjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb