Reperi i njohur shqiptar, Gramos Aliu, i njohur si Mozzik, feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 26-ë. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari, përmes disa fotosh të pozuara në Amsterdam të Holandës.

“Sot 26 vite Zoti me dëshirën e nënës dhe të babait tim më sollën në jetë. Shumë urime për mua, 26”, ka qenë përshkrimi i këtyre imazhe.
Ndërkohë, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të ndryshme nga miqtë e fansat.

Vlen të theksohet se Mozzik ka një karrierë të suksesshme duke qenë se ka nisur të merret me këtë profesion që në moshë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: