Në një postim të para pak ditëve në InstaStory, që u pa si kunjë për ish-bashkëshorten Loredana, reperi i njohur Mozzik shkroi: “Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”.

Deklarata bombë i bëri kurioz fansat e Mozzik, pasi ndezi dyshimet se ai është në një lidhje të re dashurie.

Dhe me sa duket ky mbishkrim mbi foton, ku dora e tij qëndronte përkrah këmbës së një vazje me një fustan ngjyrë jeshil nuk ka qenë i rastësishëm.

Kjo, pasi së fundmi po qarkullojnë në rrjet disa foto që shpjegojnë se vajza në postimin e Mozzik ka qenë moderatorja Kiara Tito.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar postimin në Instastory të Mozzik dhe një foto të Kiara Titos me fustan jeshil, shumë të ngjashëm me atë që mban veshur vajza përkrah reperit nga Ferizaj.

Dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë. Gjithçka mund të jetë rastësi, po pas këtyre fotove në rrjet kanë nisur aludimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: