Ardhja e kengetarit Mozzik të premten ku performoi për banorët ka ene shkaku i nje debati te ashpër mes Ilirit dhe Donaldit mbrëmjen e sotme. Aktori u shpreh se nuk eshte e drejte qe banoret kundërshtojnë vetëm atehere kur Vellai i Madh e ve ne dukje si nje gabim e thyerje rregulloreje. Ndërkohe Iliri nga ana tjeter e ka quajtur te padrejte qe dikush te vije brenda ne shtëpi dhe te beje elektorat votash per dike.

“Ti je më i zgjuari nga këtu? Bie pre e një artisti. Vjen tjetri bën elektorat votash këtu”- u shpreh Iliri.

Se theu rregullat dhe se do të marrë dënim gjatë spektaklit të sontëm Donaldit iu komunikua nga ‘Vëllau i Madh’ përmes një zarfi të zi. Sërish kjo gjë përplasi banorët mes vete ku e diskutuan sërish këtë situatë edhe gjatë transmetimit.

Dënimi që Donaldi morri për këtë thyerje të rregullës është se ai shkon në nominim dhe nuk merr pjesë në televotimin për banorin që shkon në finale.

Ndërsa sonte është hapur një televotim për finalistin e parë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: